Insajderi
Lajme

Rrëshqitja në rrugën “Malush Kosova”, Përparim Rama thotë se kërkoi pezullimin nga puna të inspektorëve të përfshirë

Insajderi
29 March 2026 - 21:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëshqitja në rrugën “Malush Kosova”, Përparim Rama thotë se kërkoi pezullimin nga puna të inspektorëve të përfshirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes së dheut në rrugën “Malush Kosova”.

Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se ka kërkuar pezullimin nga puna të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e përfshirjes së tyre deri në përfundim të hetimeve, shkruan Insajderi.

“Kërkoj nga Prokuroria që të nisë menjëherë procedurat hetimore! Ofroj bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit. Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve”, ka deklaruar Rama.

“Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se në rast se konstatohen shkelje, do të ketë masa të mënjehershme “nga largim nga puna deri në ndjekje penale”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark