Insajderi
Lajme

Statovci për shembjen e dheut në Prishtinë: Pa rrymë, pa ujë e pa qarkullim po rrezikohet jeta e qytetarëve

Insajderi
29 March 2026 - 21:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Statovci për shembjen e dheut në Prishtinë: Pa rrymë, pa ujë e pa qarkullim po rrezikohet jeta e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka reaguar pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Statovci ka thënë se një pjesë e qytetit ka ngelur pa rrymë, pa ujë dhe pa qerkullim dhe se kjo po rrezikon jetën e qytetarëve në Prishtinë shkruan Insajderi.

“Shembja masive e dheut në rrugen “Don Shtjefën Kurti”, ka lënë një zonë të terë te izoluar dhe paralizuar.

Kjo është pasojë e një SHFRENIMI URBANISTIK që po ndodhë në Prishinë. Është pasojë e ndërtimeve që nuk respektojnë asnjë kriter sigurie, e të mos flasim për kritere urbanistike”, ka deklaruar ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark