Insajderi
Insporti

Biznesmeni turk ia ofron një milion euro bonus Turqisë për fitore ndaj Kosovës

Insajderi
29 March 2026 - 22:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Biznesmeni turk ia ofron një milion euro bonus Turqisë për fitore ndaj Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-shefi i Fenerbahçes, Hakan Safi, i cili është edhe biznesmen në Turqi, ofroi bonus prej 1 milion eurosh nëse Kombëtarja Turke e Futbollit kualifikohet për Kupën e Botës 2026.

Federata Turke e Futbollit e pranoi ofertën dhe Safi theksoi se mbështetja e tij për ekipin kombëtar do të vazhdojë, raporton mediumi turk Yenicag.

Mediumi e ka vlerësuar si “ndeshje të vështirë” përballjen me Kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe Qeveria e Kosovës ka premtuar një milion euro për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në rast të kualifikimit ndaj Turqisë, e cila e çon kombëtaren e Kosovës në Kupën e Botës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark