Insajderi
Lajme

Kurti viziton kombëtaren e Kosovës: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Insajderi
29 March 2026 - 23:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti viziton kombëtaren e Kosovës: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para sfidës përballë Turqisë.

Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, Kurti i uroi ‘Dardanët’ për fitoren në Bratisllavë.

Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes Kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe.

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, tha Kurti, sipas FFK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark