Insajderi
Insporti

Dëmtimi i Muçit bën xhiron në Turqi, a rrezikon sfidën ndaj Galatasary?

Insajderi
30 March 2026 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtimi i Muçit bën xhiron në Turqi, a rrezikon sfidën ndaj Galatasary?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kulmin e debatit në lidhje me rolin e tij në ekipin përfaqësues, Ernest Muçi largohet nga Valencia, aty ku Shqipëria po zhvillon grumbullimin në vigjilje të miqësores kundër Ukrainës më 21 mars.

Zyrtarisht, duke iu referuar edhe deklaratës për media, e bërë publike nga FSHF:

“Muçi ka pasur një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Rezonanca magnetike evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës. Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Silvinjo vendosi ta lërë të lirë Muçin, i cili udhëtoi drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin”, lexohet ndër të tjera në reagimin e FSHF-së.

Largimi i yllit kuqezi në këto momente, në këtë formë, ndez akoma më shumë diskutimin, shton zërat që flasin për një krisje, për një pakënaqësi për mënyrën se si është vepruar me të, jo vetëm në sfidën ndaj Polonisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark