Insajderi
Lajme

Kurti: Nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja

Insajderi
30 March 2026 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të ofrojë shpërblime që “nuk ua merr mendja” në rast të sukseseeve pas Kupës së Botës, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kanadë dhe Meksikë.

Kurti këtë e tha në mbledhjen e Qeverisë, teksa njoftoi për ndarjen e 500 mijë eurove pas premtimit që kishte dhënë në nëntor, në rast të fitores së kombëtares së Kosovës kundër Sllovakisë. Kosova fitoi me rezultat 3-4 në Bratisllavë kundër sllovakëve, shkruan Insajderi.

“Triumfi në Bratisllavë në kuadër të ‘play-off’ për Kampionatin Botëror 2026, ku Sllovakia u njoh me futbollistët e rangut botëror nga Kosova, përbën një moment dhe sukses historik për vendin tonë. Në fund të nëntorit ndamë 250 mijë euro me rastin e sigurimit të ‘play-off’. Po atë ditë u zotuam se do të ndajmë 500 mijë euro të tjera në rast të fitores ndaj Sllovakisë. Ky zotim do të jetësohet sot, por dua që kjo të mos mbarojë këtu”, deklaroi Kurti.

“Uroj fort që djemtë tanë shembullorë të cilët pata kënaqësinë t’i takojë mbrëmë, të fitojnë finalen e ‘play-off’-it dhe të shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit të Kosovës si të parët të cilët e jetësojnë ëndrrën e Botërorit. Kualifikimi në Kupën e Botës do ta kuptimësonte shënimin e 10 dhjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Në rast kualifikimi, do të ndajmë edhe një milion euro të tjera për përfaqësuesen tonë në futboll”, tha më tej.

Kurti premtoi se shpërblime “që nuk ua merr mendja” do të ketë në rast të sukseseve në Kupën e Botës, nëse Kosova mposht Turqinë në “Fadil Vokrri”.

“Në rast kualifikimi, po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja, për sukseset që do të pasojnë në Kampionatin Botëror në SHBA”, tha ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark