Kërkohet përkushtim i shtuar në gjetjen e personave të zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet përkushtim i shtuar në gjetjen e personave të zhdukur

    Insajderi
    27 April 2016 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Institucionet kompetente më shumë përkushtim në gjurmimin dhe gjetjen e mbetjeve mortore si dhe në identifikimin e mbetjeve mortore tashmë të gjetura.

    Përmes një komunikate për media FDH, bënë thirrje që tema e personave të zhdukur të futet lartë në agjendën e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

    “Meqenëse ka një deficit të informacioneve mbi lokacionet e varrezave masive apo individuale dhe gjatë vitit të kaluar ka pasur një ngecje të theksuar në gjetjen e varrezave, presioni politik mbetet si mundësi që mund të sjell progres në këtë drejtim”, thuhet në këtë komunikatë.

    “Gjithashtu, palët në dialog duhet të përkushtohen dhe të marrin përgjegjësinë që ta adresojnë edhe përgjegjësinë penale për krimet e kryera gjatë luftës”.

    Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë apelon tek organet përgjegjëse “që të ndërmarrin veprime konkrete që të mundësohet identifikimi i këtyre mbetjeve mortore duke intensifikuar bashkëpunimin me shoqatat e familjarëve të viktimave të luftës”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark