Thaçi përkrah aksionin kundër Azem Sylës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi përkrah aksionin kundër Azem Sylës

    Insajderi
    27 April 2016 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në krim të organizuar.

    Presidenti Thaçi ka kërkuar se të gjithë emrat që janë përfshirë në rastet gjyqësore të ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë.

    “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane”, ka shtuar Thaçi në Facebook.

    “Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka thënë Thaçi.

    Një aksion më i madhi i kryer ndonjëherë në Kosovë për krim të organizuar ka filluar sot, që në mesin 51 persona të dyshuarve është deputeti Azem Syla.  Mes tyre ka gjyqtarë, zyrtar komunalë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark