Insajderi
Lajme

PDK me rezolutë në seancën e nesërme, Tahiri: Të ndëshkohen përgjegjësit për skenarin me ekspozitën

Insajderi
01 April 2026 - 22:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK me rezolutë në seancën e nesërme, Tahiri: Të ndëshkohen përgjegjësit për skenarin me ekspozitën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se në seancën e nesërme do të propozojnë një rezolutë jashtë rendit të ditës, me qëllim që Kuvendi i Kosovës të rreshtohet në mbrojtje të vlerave më të larta dhe të nderimit të viktimave, dëshmorëve dhe martirëve të luftës.

Tahiri theksoi se përveç kësaj, është momenti që të reflektohet dhe të bëhen ndryshime në legjislacion, konkretisht në Kodin Penal, në mënyrë që këto vlera të mbrohen më fuqishëm.

Ai ngriti shqetësime për ekspozitën e Shkëlzen Gashit, lidhur me masakrat në Kosovë gjatë viteve 1998–1999. Sipas tij, kërkesa për mbështetje financiare kishte ardhur nga një organizatë, ndërsa realizimi i projektit ishte bërë nga një tjetër.

“Kemi kërkuar hetim që të shihet pse është bërë ky manipulim se pse nuk ka pasur korrektësi, pse ka qenë organizatorë tjetër që ka kërkuar fondet dhe ka qenë organizata tjetër që ka realizuar projektin. Pse ka qenë gjithë ky skenar dhe kemi kërkuar hetim dhe ata që janë përgjegjës me u ndëshku”, ka deklaruar Tahiri në debatplus.

Ekspozita në fjalë, për masakrat në Kosovë gjatë luftës 1998–1999, ishte organizuar nga organizatat joqeveritare INTEGRA dhe ADMOVERE, me përkrahje të Kuvendit të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark