Insajderi
Lajme

Revolohet keq Tahiri ndaj VV’së: E palogjikshme t’na i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë, kjo le të jetë hera e fundit

Insajderi
02 April 2026 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Revolohet keq Tahiri ndaj VV’së: E palogjikshme t’na i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë, kjo le të jetë hera e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen e Vetëvendosjes lidhur me kërkesën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se duhet informacione paraprake.

Tahiri ka kërkuar që kjo ‘’kjo le të jetë hera e fundit’’ që, VV’ja i dërgon në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë.

‘’Ne normal që i mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo, është plotësisht e palogjikshme, që për marrëveshjet ndërkombëtare që do të duhej të ketë kohë, të ketë lexim, të vijnë në këtë formë dhe në këtë masë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshjet ndërkombëtare, na si AAK jemi zotu që i votojmë ato, por më nuk do të pranojmë asnjë kërkesë nëqoftëse paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së grupit të VV’së. Se nuk bëhet nami me çu ni mesazh a me pru deri të zyra një kërkesë, me thanë ky është qëndrimi jonë’’, ka deklaruar Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark