Insajderi
Insajderi Video

Pronari thotë se s’ka rrezik, por pranon se ndërhyrjen me dërrasa e bënë për emergjencë – Banorët të shqetësuar për sigurinë në “Puhiza”

Insajderi
03 April 2026 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pronari thotë se s’ka rrezik, por pranon se ndërhyrjen me dërrasa e bënë për emergjencë – Banorët të shqetësuar për sigurinë në “Puhiza”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në rrugën Behar Begolli në Prishtina, kompleksi “Puhiza 2” po konsiderohet nga banorët si një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e tyre.

Pas objektit ndodhet një garazh, pranë të cilit ka ndodhur një rrëshqitje e dheut me përmasa disa metra. Kjo situatë është mbuluar nga ndërtuesi me një urë të improvizuar prej dërrasash, sikurse të jetonim në mesjetë.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se objekti ka marrë pranim teknik, pavarësisht rreziqeve.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, në këtë kompleks mungojnë elemente bazike të sigurisë, përfshirë ashensorët funksionalë, sistemet kundër zjarrit dhe gypat përkatës, si dhe masa të tjera mbrojtëse. Po ashtu, janë raportuar edhe çarje në mure.

Një pikëpyetje e madhe mbetet mënyra se si këto probleme nuk janë evidentuar gjatë inspektimeve zyrtare. Sipas banorëve, Komuna e Prishtinës ka qenë në dijeni të ankesave, por megjithatë ka dhënë pranim teknik dhe ka lejuar vazhdimin e procedurave. Madje, banorët pretendojnë se kanë pasur edhe presion për nënshkrimin e kontratave.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës dhe te kryeprokurori i Prishtinës për të kërkuar sqarime lidhur me këtë çështje serioze për sigurinë e banorëve. Deri në publikimin e këtij materiali, nuk është marrë asnjë përgjigje.

Për këtë çështje është deklaruar edhe pronari i kompleksit, Zeqir Haxhija. Përgjigjet e tij shpesh ishin në kontradiktë me njëra-tjetrën.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark