Insajderi
Lajme

Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta: Blejmë 1.86, shesim 1.86, bizneset po rrezikohen

Insajderi
06 April 2026 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta: Blejmë 1.86, shesim 1.86, bizneset po rrezikohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve, duke e cilësuar të dëmshëm për bizneset. Sipas tij, aktualisht çmimi i importit për naftën është 1.86 euro për litër, ndërsa bizneset obligohen që ta shesin po me të njëjtin çmim.

“Cmimet e derivateve sillen në Kosovë: Dizelli 1.86, Benzina 1.44. Çmimi i importit për Dizell : 1.86. Ky vendim është duke u respektuar, por është i gabuar dhe po i dëmton bizneset. Disa pika të karburanteve mund të bankrotojnë”, ka deklaruar Berjani për Insajderin.

Ai ka theksuar se një situatë e tillë nuk ndodh askund në botë, ku bizneset detyrohen të blejnë dhe të shesin produktin me të njëjtin çmim.

Pas një takimi dhe presionit nga Shoqata e Naftarëve, është kërkuar që Qeveria të rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.

“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, ka shtuar ai. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark