Insajderi
Lajme

Haradinaj për protestën: Thirrje për ata që ndërhynë për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoni të Veriut

Insajderi
06 April 2026 - 17:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj për protestën: Thirrje për ata që ndërhynë për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoni të Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkrahur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo protestë është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata, që sipas tij, kanë ndërhyrë në politika që nuk u takojnë, për siç ka thënë, përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.

“E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave. Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark