
350 policë kanë marrë pjesë në operacionin me të madh kundër krimit të organizuar të realizuar ndonjëherë në Kosovë, kanë thënë burime brenda Prokurorisë.
Operacioni ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve dhe me bastisjen e mbi 40 shtëpive, banesave, e bizneseve. Aktualisht në kërkim mbetet udhëheqësi i këtij grupi, deputeti Azem Syla.
Veprimtaria e këtij grupi kriminal, dyshohet se ka nisur në vitin 2006. Pronat shtetërore të përvetësuara, arrijnë vlerën e 30 milion eurove.
Grupi dyshohet se ka kryer veprat penale të krimit të organizuar, pastrimin e parave, shpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe dhënie e marrje të ryshfetit.
Insajderi, pas pak sjell detaje tjera të veprimtarisë së këtij grupi./Insajderi.com