Insajderi
Lajme

Berjani: Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të jetë afatshkurtër

Insajderi
08 April 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berjani: Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të jetë afatshkurtër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se rihapja e Ngushticës së Hormuzit – e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit – sollu “pak qetësi në tregjet e naftës”.

Por sipas tij rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të jetë një reagim afatshkurtër

“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër”, shkroi Berjani në një postim në Facebook.

Nëse situata mbetet e qetë, ai tha se “çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht”.

“Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark