Super-operacion antimafia në Itali, deri 54 të arrestuar, mes tyre ish kreu i tifozëve ultras të Interit, Ferdico.
Arrestimet u kryen në provincat e Vibo Valentia, Catanzaro, Reggio Calabria, Cosenza, Benevento, Milano, Rovigo e Viterbo. Në mënënyrë të detajuar bëhet fjalë për 46 arrestime me burg dhe 8 arreste shtëpie me detyrim paraqitje.
Të hetuarit akuzohen për përfshirje në grupe kriminale mafioze dhe atë për trafik droge, tentativë vrasjeje, plagosje të rënda, vjedhje, dëme të shumta mbajtjen e armëve në vend publk, zotërim i lëndëve shpërthyer, zhvatje, dhunë ose kërcënim ndaj një zyrtari publik e krime të tjera
Në dosjen milaneze shfaqet pikërisht emri i Marco Ferdico, një prej ish krerëve të Sektorit Veriot të Interit që është dënuar tashmë me 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar për hetimet në lidhje me përfshirjen e grupimeve ultras në veprimet kriminale dhe që është në proces gjyqësor në Milano për vrasjen e Vittorio Boiocchi. Në këtë hetim të fundit, Ferdico akuzohet për përfshirje ngë grupe kriminale mafioze dhe atë të trafikut të drogës.