Insajderi
Lajme

“Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës”, tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë

Insajderi
09 April 2026 - 13:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës”, tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata ka dënuar me 6 vite burg Altin Çokun (personazh i njohur në TikTok), për shkaktim të vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u hodh nga kati i katërt.

Ngjarja tragjike erdhi pas dyshimeve se ishte Çoku personi që publikoi foton intime me të ndjerën në vitin 2024.

Tezja e të ndjerës, Elona Selmani, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ka hedhur dritë mbi ngjarjen, duke dhënë deklarata të forta për vdekjen e 27-vjeçares.

Ajo tha se Sibela është shtyrë nga tarraca, dhe jo hedhur siç është deklaruar, ndërsa shtoi se është e  gatshme të dëshmojë në gjyq. “Gjatë debatit e kanë shtyrë Sibelën, jo me dashje besoj, por ka qenë incident. Di dhe disa gjëra të tjera. Sibela ka rënë me telefon, si ka mundësi që telefoni është gjetur lart? (tarracë)”, thotë tezja e saj.

Më tej ajo deklaroi se Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës, dhe jo me vetë 27-vjeçaren. “Vetë Sibela më ka thënë në telefon se nëna e saj është duke u njohur me Altin Çokun”, tha më tej Elona Selmani.tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark