Kuvendi i Kosovës aktualisht është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja Janina Ymeri është deklaruar lidhur me pikën e rendit të ditës, që ka të bëjë me votimin e ligjit për çmimin tavan ose masat e përkohshme.
Ymeri ka treguar pse subjekti i saj nuk do të marrë pjesë në votim.
“Ne nuk jemi vend enverist që të kemi çmime ose ndërhyrje në tregun e lirë nga një parti. Ministria gjithashtu e ka edhe sekretariatin, metodologjinë, zbatimin dhe monitorimin e ligjit, gjë që nuk është cekur saktësisht në ligj. Për më tepër, bordi kinse i pavarur nuk e ka caktuar as marzhën me të cilën do të përcaktohen çmimet”, ka thënë Ymeri.