Insajderi
Lajme

Nisin fluturimet direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

Insajderi
10 April 2026 - 19:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nisin fluturimet direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albinot Bimbashi, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të linjës ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë. Ai ishte i ftuar nderi në eventin e zhvilluar në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Pjesëmarrëse ishte edhe Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, Bettina Ganghofer.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Austri.

Kjo është komunikata e plotë:

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, mori pjesë, si i ftuar nderi, në ceremoninë e përurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.

Linja e re direkte, e operuar nga GP Aviation, do të ofrojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar udhëtimin e mërgatës sonë drejt atdheut dhe duke nxitur më tej shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Salzburgu bëhet kështu qyteti i dytë, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.

Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark