Insajderi
Lajme

Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosen dy persona në Ferizaj

Insajderi
10 April 2026 - 22:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosen dy persona në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona dyshohet se janë plagosur mbrëmjen e sotme në Ferizaj, në afërsi të një barnatoreje.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku një person shihet se ka mbetur i shtrirë në tokë.

Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, i tha Insajderit se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues“, konfirmoi Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark