Rezidenca e ish presidentit Rugova në listën e Trashëgimisë Kulturore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezidenca e ish presidentit Rugova në listën e Trashëgimisë Kulturore

    Insajderi
    27 April 2016 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezidenca e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme për siç thuhet për shkak të vlerave historike.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Kulturës, Kujtim Shala, sipas të cilit kjo ndërtesë ka vlerë të jashtëzakonshme nacionale dhe si e tillë do ta ketë përkujdesjen dhe mbështetjen e Institucioneve të Kosovës.

    Ministri Shala ka qëndruar sot në këtë rezidencë ku është pritur nga familjarët e ish-presidentit Rugova.  Ai tha se brenda “Rezidencës së Presidentit dr. Ibrahim Rugova” ruhen vlera të shquara historike, artistike e politike, të cilat presidenti i kultivonte me shije e kulturë, ndaj ato duhet të jenë të hapura për vizitorë.

    Fane Rugova, gruaja e Presidentit ish- presidentit Ibrahim Rugova, duke falënderuar ministrin Shala, ka theksuar se kjo ndërtesë i duhet Kosovës, ndaj edhe duhet të jetë e hapur për publikun.

    Vendimi për të përfshirë “Rezidencën e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme është marrë duke u bazuar në kërkesën e Familjes Rugova drejtuar Departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës.

    Në këtë ndërtesë, nga viti 1993 është vendosur Presidenti Rugova me familjen e tij dhe deri në janar të vitit 2006 ka zhvilluar veprimtarinë e tij zyrtare shtet-formuese për Kosovën./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark