Insajderi
Lajme

Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb tenton të ikë në Banjskë, kapet nga Policia e Kosovës

Insajderi
15 April 2026 - 13:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb tenton të ikë në Banjskë, kapet nga Policia e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca gjyqësore në rastin e sulmit në Banjskë.

Fjalën e tij përfundimtare, prokurori Naim Abazi, e shoqëroi edhe me video ku shihet edhe momenti duke ikur të dyshuarit, si dhe momenti i kapjes së njërit prej të akuzuarve.

Me këtë rast, Abazi theksoi se rasti në fjalë nuk është i izoluar, por është një organizim i mirëfilltë kriminal.

“Me qëllim terrorist dhe me synim të cënimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Abazi gjatë seancës.

Ai shtoi se organizimet e këtij grupi kriminal datojnë edhe më herët se data 24 shtator 2023.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark