Insajderi
Lajme

QKUK: Rritet fluksi i pacientëve gjatë festave, shërbimet mjekësore janë ofruar pa ndërprerje

Insajderi
15 April 2026 - 18:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
QKUK: Rritet fluksi i pacientëve gjatë festave, shërbimet mjekësore janë ofruar pa ndërprerje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se gjatë periudhës së fundit, për shkak të festave zyrtare, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë.

Sipas njoftimit, pavarësisht fluksit të shtuar, stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për ofrimin e shërbimeve mjekësore.

Postimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se gjatë periudhës së fundit, për shkak të festave zyrtare, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë.

Megjithatë, theksojmë se stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për të ofruar shërbime. Të gjithë pacientët janë trajtuar sipas protokolleve klinike në fuqi dhe asnjë pacient nuk është kthyer pa marrë shërbimin e nevojshëm.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të sigurojë shërbime shëndetësore profesionale për të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptim nga pacientët, pasi pas festave zyrtare mund të ketë rritje të fluksit dhe pritje më të gjata se zakonisht


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark