Që kur mbërriti te Real Madridi në qershor të dy viteve më parë, Kylian Mbappe ka fituar vetëm Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s dhe Superkupën e UEFA-s.
Për një sulmues që vlen 200 milionë euro (sipas Transfermarkt) në një nga ekipet më të mira në botë, bilanci është zhgënjyes.
Shprehja e tij pas eliminimit nga Bayerni në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve është theksuar edhe nga mediat spanjolle.
“Ky është reagimi i Mbappe pas vitit të tij të dytë pa një trofe te Real Madridi: videoja është shumë e vështirë për t’u parë. Kamerat u përqendruan tek ai sapo gjyqtari fishkëlleu përfundimin e ndeshjes. Shikoni fytyrën e Mbappes në fund”, thekson As, duke publikuar videon, të cilën mund ta shihni KËTU.
Camavinga ni un minuto más en el Real Madrid
— (fan) LOCOS REAL MADRID (@LocosRealMadrid) April 15, 2026
pic.twitter.com/1HVvfZiDj7
Mbappe ka luajtur 98 ndeshje për Real Madridin deri më tani, duke shënuar 84 gola dhe duke dhënë 11 asiste. Prej se luan për gjigantët e Madridit, ai ende nuk ka fituar trofetë e Ligës së Kampionëve, La Ligës dhe Kupës së Mbretit…