Insajderi
Sport

Shikoni reagimin e Mbappes pas eliminimit, AS: Pamjet janë të vështira për t’u parë

Insajderi
16 April 2026 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shikoni reagimin e Mbappes pas eliminimit, AS: Pamjet janë të vështira për t’u parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që kur mbërriti te Real Madridi në qershor të dy viteve më parë, Kylian Mbappe ka fituar vetëm Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s dhe Superkupën e UEFA-s.

Për një sulmues që vlen 200 milionë euro (sipas Transfermarkt) në një nga ekipet më të mira në botë, bilanci është zhgënjyes.

Shprehja e tij pas eliminimit nga Bayerni në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve është theksuar edhe nga mediat spanjolle.

“Ky është reagimi i Mbappe pas vitit të tij të dytë pa një trofe te Real Madridi: videoja është shumë e vështirë për t’u parë. Kamerat u përqendruan tek ai sapo gjyqtari fishkëlleu përfundimin e ndeshjes. Shikoni fytyrën e Mbappes në fund”, thekson As, duke publikuar videon, të cilën mund ta shihni KËTU.

Mbappe ka luajtur 98 ndeshje për Real Madridin deri më tani, duke shënuar 84 gola dhe duke dhënë 11 asiste. Prej se luan për gjigantët e Madridit, ai ende nuk ka fituar trofetë e Ligës së Kampionëve, La Ligës dhe Kupës së Mbretit…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark