Insajderi
Analiza

Pjesëtari i FIT’it që u përfshi në rrahje para disa ditësh në Podujevë ishte i përfshirë në një incident më herët, kishte sulmuar fizikisht një qytetar

Insajderi
16 April 2026 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pjesëtari i FIT’it që u përfshi në rrahje para disa ditësh në Podujevë ishte i përfshirë në një incident më herët, kishte sulmuar fizikisht një qytetar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bujar Ejupi, pjesëtar i FIT, ishte i përfshirë në një incident para disa ditëve në Podujevë si shkak i një mosmarrëveshjeje në komunikacion, që eskaloi në dhunë fizike mes tij dhe dy qytetarëve. I njëjti kishte probleme të natyrës së njëjtë edhe para dy vitesh.

Pas incidentit, Ejupi ishte shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamje, ku Ejupi para dy vitesh shihet duke u përfshirë në një rrahje me një qytetar, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Për sqarim: Personi i veshur me të kuqe është zyrtar i FIT-it

Për sjelljet e zyrtarit policor dhe incidentet e mëhershme, Gazeta Insajderi iu është drejtuar me shkrim Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), megjithatë ata deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’kanë dhënë asnjë përgjigje.

Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Zyrën e Komunikimit të Policisë së Kosovës dhe ka insistuar të marrë një koment edhe nga vetë zyrtari policor, megjithatë të njëjtit kanë kërkuar që të drejtohemi në IPK.

“Të nderuar, Referuar kërkesës suaj ju lutem ti drejtoheni Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gazeta Insajderi para disa ditësh raportoi se polici Ejupi ishte përfshirë në rrahje me babë e bir, Halil dhe Edon Kastrati.

Pamjet i gjeni KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) as në kanalet zyrtare nuk ka njoftuar për ndërmarrjen e ndonjë mase ndaj pjesëtarit të FIT’it. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark