Insajderi
Botë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së mesazh për Iranin: Po ju vëzhgojmë, zgjidhni me mençuri

Insajderi
16 April 2026 - 14:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së mesazh për Iranin: Po ju vëzhgojmë, zgjidhni me mençuri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, i ka dërguar një paralajmërim të fortë Iranit, duke thënë “po ju vëzhgojmë”.

Ai shtoi se ushtria e Iranit duhet të “zgjedhë me mençuri”, përpara se t’i kujtojë Teheranit se “aftësitë tona nuk janë të njëjta”.

“Mos harroni, kjo nuk është një luftë e drejtë dhe ne e dimë se çfarë asetesh ushtarake po zhvendosni dhe ku po i zhvendosni ato”, tha Hesgeth.

Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA-të vetëm sa po bëhen më të forta dhe ndërsa Irani po “nxjerr” raketat dhe lëshuesit e mbetur, vendi nuk ka aftësi t’i zëvendësojë ato.

Ndryshe SHBA-të kanë filluar një bllokadë të porteve iraniane, përmes të cilave anijet me lidhje të drejtpërdrejta me Teheranin synojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark