Insajderi
Lajme

Prokurorja kërkon që Kushtrim Kokalla të mos gjykohet, se ‘nuk tregoi paraprakisht që do të vritej Liridona’

Insajderi
17 April 2026 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokurorja kërkon që Kushtrim Kokalla të mos gjykohet, se ‘nuk tregoi paraprakisht që do të vritej Liridona’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është duke u mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku palët në procedurë kanë dhënë fjalën përfundimtare.


Tre të akuzuarit: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë deklaruar se nuk janë fajtorë lidhur me aktakuzën e ngritur nga prokuroria.


Ndërkaq prokurorja Javorka Prelinçeviq, në fjalën e saj përfundimtare, përveç se ka kërkuar nga trupi gjykues që të tre të dënohen me burgim të përjetshëm, po ashtu ka kërkuar që të aprovohet kërkesa e saj që ndaj Kokallës të mos ketë ndjekje penale për veprën ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’, të gjykohet vetëm për “Ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark