Insajderi
Lajme

Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do të mbështeten me bonuse të qirasë

Insajderi
18 April 2026 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do të mbështeten me bonuse të qirasë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditë më parë në Tiranë një ndërtesë është përfshirë nga flakët, ku si pasojë e dëmtuan shumë apartamente.

Zjarri ishte përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë të gjithë ndërtesën brenda pak minutash, ndërsa banorët janë larguar me nxitim nga apartamentet, përfshirë edhe të moshuar.

Dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme.

E për këtë sot sërish ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një postim në Facebook njofton se banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi”, shkruan Rama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark