Kryeministri Albin Kurti ka filluar t’i përmend sukseset e mandatit të tretë në hyrje të mbledhjes së Qeverisë.
Kurti tha se sovraniteti po shtrihet në të gjithë vendin, teksa përshëndeti edhe aksionin anti-bixhoz në rajonin e Mitrovicës, ku ranë në pranga 34 persona.
“Se luftimi i krimit të organizuar është i pakompromis dhe shtrihet anekënd, dëshmojnë edhe operacionet e suksesshme anti-drogë në Pejë dhe ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, ka deklaruar ndër të tjera Kurti.
Megjithatë, Kurti kaloi pa përmendur se në mesin e të arrestuarve është edhe vëllai i kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujkës, Fahredin Mujka.
Në mesin e të arrestuarve të tjerë janë: Dardan Sahiti (34), Arbër Berani (37), Andi Maxhuni (23), Flamur Sahiti (36), Bujar Muli (41), Xhevat Syla (52), Besim Islami (53), Raif Sylaj (41), Albert Miftari (29), Shaban Ahmeti (46), Nexhat Maloku (54), Behxhet Syla (44), Arsim Islami (51), Fisnik Deberlluka (48), Mensur Selmani (36), Blerim Berisha (42), Daut Maloku (30), Nexhmedin Haziri (49), Atdhe Rexhepi (49) dhe Bahtir Maxhuni. /Insajderi.org/