Insajderi
Lajme

Ramadani: Më pozitive do të ishte marrëveshja VV-LDK për presidentin sesa zgjedhjet e reja

Insajderi
20 April 2026 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani: Më pozitive do të ishte marrëveshja VV-LDK për presidentin sesa zgjedhjet e reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti politik Burim Ramadani, ka thënë se do të ishte shumë pozitive nëse arrihet një marrëveshje për Presidentin.

Përmes një postimi në Facebook ai ka komentuar takimin që po zhvillohet mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas Ramadanit përafrimi i palëve nuk është gabim.

“Ka mundësi të marrëveshjes për President. Dhe, kjo do të ishte më pozitive sesa shkuarja sërish në zgjedhje. Përafrimi i palëve (në këtë rast LV dhe LDK) nuk është gabim. Është tejkalim i staus-quo që ka zënë rrënjë”, ka shkruar Ramadani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark