Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka zgjedhur ironinë për të komentuar ngecjen e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me postin e Presidentit.
Përmes një reagimi, Kërçeli ka përdorur një frazë të njohur të kryeministrit Albin Kurti dikur e drejtuar ndaj ish-bashkëpartiakëve të tij për të thumbuar qëndrimin aktual të LDK-së përballë mundësisë së dështimit të marrëveshjes.
“Rrini bre merrni katër ministri, jo po shkojmë zgjedhje, ani shkojmë pra”, dëgjohet duke thënë Kërçeli.
Ndërkohë, kanë mbetur edhe tetë ditë kohë kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri, palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.
Nëse emri i Presidentit nuk kalon në Kuvend brenda këtij afati, Kosova do të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e kthyer procesin në pikën zero.