Insajderi
Lajme

Musliu-Shoshi e quan “Radiotelevizioni i Vetëvendosjes”, Kurti i reagon: Me këtë konstatim nuk ka vend për pyetje

Insajderi
24 April 2026 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Shoshi e quan “Radiotelevizioni i Vetëvendosjes”, Kurti i reagon: Me këtë konstatim nuk ka vend për pyetje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i parashtroi pyetje kryeministrit Albin Kurti për RTK-në dhe mbështetjen financiare për këtë medium.

Msusliu-Shoshi, televizionit publik iu referua si televizion i Vetëvendosjes, ku për këtë reagoi kryeministri Albin Kurti.

“Së fundi është shndërruar në Radiotelevizionin e Vetëvendosjes, i kam pranuar shqetësimet e punëdhënësve që janë aty. Cilat janë arsyet pse ende s’janë realizuar paga e 13-të për punëtorët e RTK-së. A ka qeveria plan të qartë financiar në përmbushjen e obligimeve të saj dhe të stafit”, pyeti Musliu-Shoshi.

Ndërkaq, Kurti tha se “ka mirësinë” për t’iu përgjigjur ndonëse deputetja nisi pyetjen me konstatim.

“E kisha një hamëndësim në fillim sepse s’ishte pyetje sepse në fillim të pyetjes ju konstatuat. Cili është kuptimi që të bëni pyetje nëse fillim Radiotelevizionin e Kosovës e quani Radiotelevizioni i Vetëvendosjes. Nuk ka pyetje më aty. Me këso konstatimi kapital, kardinal s’ka mundësi më për pyetje”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark