Insajderi
Lajme

Ambasada britanike uron oficerin Sherifi që kreu trajnimin në Britani: Krenarë që mbështesim zhvillimin e FSK’së

Insajderi
24 April 2026 - 18:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada britanike uron oficerin Sherifi që kreu trajnimin në Britani: Krenarë që mbështesim zhvillimin e FSK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një oficer i FSK’së, më saktësisht, nëntogeri Endi Sherifi, ka arritur sukses në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar trajnimet sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me këtë, ka reaguar ambasada britanike në Kosovës. Kjo e fundit ka uruar Sherifin, duke shtuar se MB’ja është krenare që mbështet zhvillimin e FSK’së.

Postimi:

Urime togerit Endi Sherifi për arritjen e një vlerësimi të veçantë me rastin e përfundimit të kursit britanik  për Komandantë të Togave të Këmbësorisë (PCBC). Ky kurs shumë kërkues fokusohet në përgatitjen e komandantëve të togave me aftësi të larta taktike, të fortë fizikisht dhe mendërisht.

Mbretëria e Bashkuar është krenare që mbështet zhvillimin e FSK-së si një institucion sigurie profesional, multietnik dhe të përgjegjshëm në mënyrë demokratike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark