Insajderi
Lajme

Çitaku e quan Kurtin të paaftë: Shihemi në zgjedhje

Insajderi
24 April 2026 - 21:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku e quan Kurtin të paaftë: Shihemi në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Deputetja e PDK’së, i ka kërkuar Kurtit edhe që, të qeverisë, bashkëpunojë, ose që ta lëshojë rrugën e t’i lërë ankesat.

“Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh? Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve”, tha ajo.

Çitaku tha se populli do të flasë me votë.

“Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë. Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë”, përfundoi deputetja e PDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark