Insajderi
Lajme

Gruda – Muratit: Kam prit shumë ma shumë profesionalizëm prej teje, hiqu nga agjenda politike, se je ministër i Financave

Insajderi
25 April 2026 - 13:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda – Muratit: Kam prit shumë ma shumë profesionalizëm prej teje, hiqu nga agjenda politike, se je ministër i Financave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit përmendi çështjen e presidentit.

Gruda përmendi edhe çështjen e shmangies së procedurave të buxhetit për vitin 2026, e që sipas tij është joserioze.

“Është e pabesueshme që e bëni me kaq joseriozitet punën e buxhetit. Sot po na thu që s’mundemi me pas shumë debat. Me këtë seriozitet s’besoj që të lojnë në shpi tande me e trajtu ekonominë familjare e lëjë mo buxhetin e shtetit. Hera e tretë që na detyron me shpejtësi me i votu paret e krejt neve. Më falni po bëhet fjalë për Kosovën. Janë pare të Kosovës”, ka thënë Gruda.

“Kam prit shumë ma shumë profesionalizëm prej teje. Kam pas pritje të tjera. Unë besoj që t’i mundesh ma mirë se kaq. Hiqu nga agjenda politike, se je ministër i Financave, mundesh me e bo ma mirë këtë punë. Ministri i Financave të një vendi s’flet kështu”, ka shtuar ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark