Insajderi
Botë

Të shtënat në darkën e Donald Trump, reagon Kallas: Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci

Insajderi
26 April 2026 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtënat në darkën e Donald Trump, reagon Kallas: Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë White House Correspondents Dinner në Washington Hilton. Kallas shkruan se dhuna politike nuk ka vend në një demokraci.

Ajo shtoi se ngjarjet që synojnë të nderojnë shtypin e lirë nuk duhet të bëhen kurrë një skenë frike.

“E lehtësuar që të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Presidentin Trump, janë të sigurt pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci. Një ngjarje që synon të nderojë një shtyp të lirë nuk duhet të bëhet kurrë një skenë frike. I uroj oficerit të plagosur shërim të shpejtë”, shkruan Kallas.

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijojnë hetimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark