Insajderi
Botë

Autori pasi shtiu në sallën ku Donald Trump po darkonte me gazetarët: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës

Insajderi
26 April 2026 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Autori pasi shtiu në sallën ku Donald Trump po darkonte me gazetarët: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autori, Cole Tomas Allen që hapi zjarr jashtë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCD), në të cilën po merrte pjesë edhe Presidenti Donald Trump u tha oficerëve pas arrestimit se donte të qëllonte zyrtarët e administratës Trump.

Darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës. Më pas u dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat celularë për të regjistruar video, ndërsa presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e Shërbimit Sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit.

Në videot që janë bërë publike, Presidenti Trump është ulur në tryezën e nderit me, ndër të tjerë, zëvendëspresidentin J. D. Vance dhe zëdhënësen e tij Karoline Leavitt, si dhe gazetarë, ndërsa dëgjohen shpërthime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark