Insajderi
Botë

I akuzuari për sulm në Uashington i shtrirë përtokë, i rrethuar nga agjentë – dalin pamje të reja

Insajderi
26 April 2026 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I akuzuari për sulm në Uashington i shtrirë përtokë, i rrethuar nga agjentë – dalin pamje të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë publikuar pamje të reja nga hoteli Washington Hilton, ku personi i akuzuar për të shtëna me armë shihet i shtrirë përtokë, pa bluzë dhe me pranga, i rrethuar nga agjentë, pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I akuzuari është Cole Allen, 31 vjeçar, programer nga Torrance e Kalifornisë, i cili kaloi nga dizajnimi i lojërave me qitje, në një të dyshuar për tentim vrasje.

Sipas profilit të tij në LinkedIn dhe të dhënave online, jeta dhe karriera e Allenit ndjekin një rrugë të suksesshme si programer, inxhinier dhe zhvillues lojërash i pavarur.

Raportohet se Allen i dhuroi 25 dollarë Kamala Harris gjatë ciklit zgjedhor të vitit 2024.

Gjatë një konference për shtyp, autoritetet thanë se ai sulmoi një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë i armatosur me disa armë.

Më pas, hapi zjarr ndaj një zyrtari të Shërbimit Sekret, i cili u dërgua në spital pasi u qëllua me armë zjarri në jelekun e tij.

Agjentët qëlluan edhe Allen, i cili mbeti i lënduar. Ai u dërgua në spital.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark