Insajderi
Lajme

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari

Insajderi
27 April 2026 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit, brenda tre muajve ka realizuar një sërë veprimesh hetimore dhe operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar gjithsej:

• 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur apo përfituar nga aktivitete të kundërligjshme;

• 49 kg ari,

• 622 gram diamante,

• 424 gram argjend;

• Shuma të konsiderueshme parash të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë:

13,145 €, 2,320 CHF, 2,400 USD, 1,100 CZK, si dhe 2,900 SEK, 470 GBP, 200 RWF dhe 200 ALL.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark