Insajderi
Lajme

Ymeri: Kjo qeveri ia vuri kulmin kapjes, bordi i AKP-së po mbushet me njerëz që duhet të ishin në burg

Insajderi
27 April 2026 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ymeri: Kjo qeveri ia vuri kulmin kapjes, bordi i AKP-së po mbushet me njerëz që duhet të ishin në burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti, duke e cilësuar emërimin e bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si “aktin final të tradhtisë ndaj kauzave”, shkruan Insajderi.

Sipas Ymerit, partia në pushtet ka kaluar nga premtimet për shuarjen e agjencisë, në shndërrimin e saj në një çerdhe “profiterësh të klasit shtetëror”.

Ymeri nuk ka kursyer as ironinë e as akuzat direkte për emrat e propozuar, duke pretenduar se struktura e re e AKP-së po votohet pa CV dhe me njerëz që kanë probleme të hapura me ligjin.

“Masi edhe kryesuesen e kemi prej Ministrisë së Drejtësisë, unë propozoj t’i merrni njerëzit direkt prej burgut. I merrni ata që janë të validuar si kriminelë dhe i qitni në borde, sepse ju ashtu-kështu s’keni filtër hiç – çfarë t’ju thotë partia, ju e votoni,” u shpreh ajo.

Deputetja Ymeri numëroi kandidatët që sipas saj janë nën hetime apo kanë të kaluar të dyshimtë, për Hekuran Nikqin, ajo deklaroi se ka shërbyer jashtëligjshëm dhe është hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë, për Feim Kelmendin, tha se në fund të vitit 2025 është thirrur nga Prokuroria si i pandehur.

Ymeri rikujtoi se në maj të vitit 2021, Albin Kurti premtonte me të madhe shuarjen e AKP-së, ndërsa sot po e “vulos” kapjen e saj.

“Në vitin 2021 thoni do të shuhet, sot jeni bërë profiterë të klasit shtetëror. Kur t’ju nxejnë mesazhet dhe kur të dalin faktet, do ta shihni ku jeni. Ju po i shpaguani borxhet ndaj njerëzve që i keni shti nëpër borde më herët e i keni fëlliqur duart me ta,” tha deputetja.

LDK ka bërë të qartë se nuk do të bëhet pjesë e këtij votimi dhe se ky bord do të ketë jetë të shkurtër në rast të ndryshimit të pushtetit.

“Patjetër që ne nuk e votojmë këtë bord. Kur vjen LDK, ky bord do të shkarkohet në plotni,” tha Ymeri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark