Insajderi
Lajme

Kurti akuzon opozitën: Po bllokoni zgjedhjen e presidentit vetëm për të dëmtuar fituesin e zgjedhjeve

Insajderi
27 April 2026 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti akuzon opozitën: Po bllokoni zgjedhjen e presidentit vetëm për të dëmtuar fituesin e zgjedhjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit rrezikon funksionimin e institucioneve dhe mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Ai theksoi se një situatë e tillë do të ndikonte negativisht në punën e qeverisë, Kuvendit dhe institucionit të presidentit, duke penguar progresin në vend.

Kurti akuzoi opozitën se deklarimet e saj lidhur me këtë çështje kanë për qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve.

“Dështimi në zgjedhjen e presidentit rrezikon funksionimin me kapacitet të plotë të qeverisë së re, të kuvendit, si dhe të institucionit të presidentit. Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja, të cilat duke përfshirë ato lokale vitin e kaluar, do të ishin të pestat me radhë brenda 16 muajve. Pra, pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje mesatarisht. Zgjedhjet e reja padyshim që do të frenojnë punën e qeverisë, do të pamundësojnë praktikisht kuvendin dhe presidentin, duke vonuar edhe progresin në çdo sektor të jetës shtetërore e shoqërore”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark