Insajderi
Lajme

Ndalohen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit, po kalonin ilegalisht kufirin

Insajderi
28 April 2026 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit, po kalonin ilegalisht kufirin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 në pikën kufitare të Hanti të Elezit, ku njësia policore ka ndaluar tre të dyshuar, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Të njëjtit kanë deklaruar se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës pasi nuk posedonin dokumente identifikimi.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti për “kalim të paautorizuar të kufirit”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark