Insajderi
Lajme

Rizvanolli: KEK dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike

Insajderi
28 April 2026 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rizvanolli: KEK dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rivanolli ka njoftuar se KEK dhe KESKO kanë arritur marrëveshje sipas së cilës nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Rizvanolli në një videomesazh të publikuar në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mirëpret këtë marrëveshje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjen mes KEK dhe KESCO e cila do të mundësoi që sipas raportit konsultativ të ZRrE-së të mos kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Rizvanolli poashtu ka thënë se falënderon të gjitha palët  që janë angazhuar që sivjet investimet në KEK të vazhdojnë në të dy termocentralet “për të rritur prodhimin e tyre dhe jetëgjatësinë, ndërkohë që ruhet përballushmëria e çmimeve për qytetarët dhe bizneset tona”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark