Insajderi
Lajme

“Keqpërdorim i detyrës, fshehja e sendeve të përfituara”, Prokuroria në Ferizaj ndalon dy persona

Insajderi
28 April 2026 - 14:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Keqpërdorim i detyrës, fshehja e sendeve të përfituara”, Prokuroria në Ferizaj ndalon dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është një noter në komunën e Ferizajt, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi tjetër dyshohet për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, sipas nenit 333 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që lidhen me një rast më të hershëm, ku Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ndaluar edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, në përputhje me ligjet në fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark