Insajderi
Lajme

Pa opozitën në sallë, VV vazhdon tentativën për zgjedhjen e presidentit mes akuzave për shkelje të Kushtetutës

Insajderi
28 April 2026 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pa opozitën në sallë, VV vazhdon tentativën për zgjedhjen e presidentit mes akuzave për shkelje të Kushtetutës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka filluar për herë të dytë gjatë së martës seancën e jashtëzakonshme në tentim për të zgjedhur presidenten e Kosovës.

Në këtë seancë janë duke marr pjesë deputetët e pozitës, ndërsa mungon opozita.

Seanca e orës 10:00 është ndërprerë për shkak të mungesës së kourumit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë seancë.

Ajo përmendi “obligime” që tha se ata kanë për të votuar dhe për ta mundësuar zgjedhjen e Presidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark