Insajderi
Lajme

Kurti ironizon opozitën pas dështimit për Presidentin: LDK ka vetëm “gjysmë kandidati”, PDK-ja 2/3

Insajderi
28 April 2026 - 16:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti ironizon opozitën pas dështimit për Presidentin: LDK ka vetëm “gjysmë kandidati”, PDK-ja 2/3
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur ironinë dhe shifrat për t’iu përgjigjur dështimit të dy tentativave të para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti ka vënë në dukje pamundësinë e partive opozitare për të propozuar kandidatë pa bashkëpunim me pushtetin.

Duke iu referuar rregullit që kërkon 30 nënshkrime të deputetëve për të zyrtarizuar një kandidaturë për President, Kurti e ka quajtur fuqinë e LDK-së dhe PDK-së si “fraksione” të një kandidati të plotë.

Kryeministri u shpreh se asnjëra nga partitë kryesore opozitare nuk i ka numrat e mjaftueshëm as për të nisur procedurën e nominimit.

“LDK-ja mund të propozojë vetëm gjysmën e një kandidati sepse i ka 15 deputetë, ndërsa nevojiten 30. PDK-ja mund të propozojë 2/3 e një kandidati, meqenëse i ka 22 deputetë e i nevojiten 30”, deklaroi Kurti para gazetarëve, përcjell Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark