Mustafa thotë që Evropa është shtëpia e kosovarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë që Evropa është shtëpia e kosovarëve

    Insajderi
    27 April 2016 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sapo përfundova takimin sot në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta.

    Këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së. Evropa është shtëpia e qytetarëve tanë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Presidenti i KE-së, Juncker, ka përgëzuar për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

    Presidenti Juncker, po ashtu, theksoi përkrahjen e KE-së për Kosovën në proceset e tjera eurointegruese.

    Kryeministri Mustafa është duke qëndruar në Bruksel së bashku me Ministri i Integrimeve Bekim Çollakun. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark