Insajderi
Lajme

Kuçi: Garojmë në zgjedhje për të qenë opozita që i duhet Kosovës, jo ajo që kërkon Kurti

Insajderi
01 May 2026 - 14:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Natyra Kuçi njoftoi se Partia Socialdemokrate do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Ajo tha se PSD synon të jetë një opozitë që i duhet Kosovës, jo si ajo që kërkon kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “të nënshtruar”.

“Është vendosur, PSD po garon në këto zgjedhje. Po garojmë për një opozitë që i vyen Kosovës. E kemi thanë që një pushtet autoritar me një opozitë siç është kjo rrin edhe gjatë në pushtet, kështu që për me ndrru këtë pushtet duhet një tjetër opozitë”, tha ajo në KlanKosova.

“Kurti po kërkon një opozitë edhe më të nënshtrume se kaq. PSD po garon për një opozitë të re në Kuvend që me pas mundësi Kurti me kuptu për nga rreziku për demokracinë qysh është përnime, jo qysh po trajtohet për momentin”, tha Kuçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark