Insajderi
Lajme

Tentoi të udhëtonte nga Prishtina me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Turqisë

Insajderi
02 May 2026 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi të udhëtonte nga Prishtina me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Turqisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, njoftoj se në aeroportin e Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtonte drejt Shtutgardit me dokumente të falsifikuara.

Në raport, shtohet se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti  me anëtarët tjerë të familjes ka tentuar të udhëtojë në destinacionin  Prishtinë- Shtutgard, duke prezantuar dokumentet –pasaportat që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark